Diellza e festoi ditëlindjen, kështu e uroi Fisi (FOTO)

Superliga 23 Janar 2020 18:18

Bukuroshja Diellza Kolgeci muaj më parë është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Helena.

Por, sot bukuroshja shqiptare feston ditëlindjen e saj, e një urim i veçantë nga bashkëshorti Fisnik Rugova nuk kishte si të mungonte.

“Urime ditëlindja dashuria e jetës time. Unë dhe Helena të duam pafund, qofshim gjithmonë të lumtur bashkë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë në një intervistë  bukuroshja tha se, edhe pse tashmë janë prindër të një vajze, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëjë dasmë, por që dëshira për një gjë të tillë nuk është më edhe aq e madhe.

-->