Digitalb Kupa: Pa gola mbyllet ndeshja Ballkani – Feronikeli

Futboll 03 Qershor 2020 15:29

Pa fitues ka përfunduar super ndeshje Ballkani – Feronikeli e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Rezultatin ishte po ai i fillimit 0:0 me të dy ekipet që kishin rastet e veta por që nuk arritën ta ndryshonin rezultatin.

Feronikeli kishte mundësoi të artë në 15 minutat e fundit me Mendurim Hotin, por topin e goditur nga ai, nga vija e portën e largoi Besnik Krasniqi.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit./Insporti.com

BALLKANI – FERONIKELI 0:0

Mbyllet ndeshja

85′ Skuadrat po tentojnë që në fund të realizojnë.

76′ Hoti (Fer) nuk arrin të realizoi rast të sigurt, nga vija e fundit topin e largon Besnik Krasniqi.

70′ Kalojnë 70 minuta lojë, ndeshje shumë e zbehtë për nga rastet.

62′ Hoxha (Ball) gjendet mirë në zonën e rrezikshme, por e bllokon Loshi.

52′ Vjen edhe lëndimi i dytë në ndeshje, kësaj here lëndohet Përparim Islami, në pjesën e parë është lënduar sulmuesi afrikan, Harmon.

48′ Zeka (Fer) lëshon një mundësi të artë, pret Rugji.

46′ Starton pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

38‘ Tensionohet Munishi, reagon pas disa vendimeve të gjyqtarit Kastrati dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ Harkim i rrëzikshëm i Krasniqit të Ballkanit, por Daku nuk arrin ta dërgon topin drejt portës.

29 Dominim i lehtë i Feronikelit, Ballkani ndërkohë po luan mjaft kujdesshëm.

26′ Daku (Ball) gjuan fuqishëm, por bllokohet nga Ilir Berisha.

21′ Kuc (Ball) gjuan nga afro 30 metra, por topi shkon jashtë kornizës se portës.

10′ Hoti (Fer) gjuan në drejtim të portës, Ballkani shpëton për disa centimetra.

08′ Harmon (Fer) Tregohet vetjak dhe shpërdoron një rast të mirë.

07′ Harmon (Fer) Në rast të mirë, por Rugji i vëmendshëm largon topin.

Nis ndeshja

Ballkani: Rugji, Berisha, Potoku, Prekazi, Krasniqi, Gashi, Baftiu, Kuc, Daku, Topalli, Hoxha.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Islami, Hoxha, Berisha, Thaqi, Bojku, Dabiqaj, Harmon, Hoti, Silva.

Gjyqtarët: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Famit Sekiraqa, Bardh Ajet.

-->