Dihen datat e lansimit te modeleve të reja

Formula 1 31 Janar 2018 14:02

Sezoni i ri në Formula 1 fillon më 25 mars me garën për Shpërblimin e Madh të Australisë dhe ekipet tashmë janë të fazë ne fundit të modifikimit të modeleve të sivjetme të bolidëve.

Siç dihet sivjet ka disa ndryshime në rregulla që do të bëjnë që bolidët të duken shumë të ndryshëm nga ata të viteve të kaluara, njëkohësisht me kthimin e emrave si Aston Martin dhe Alfa Romeo, Formula 1, duket se po i kthehet lavdisë së dikurshme.

Shumica e ekipeve tashmë i kanë bërë publike datat e lansimit të modeleve të reja për këtë vit, në të cilat kanë punuar së paku që nga gjysma e vitit të kaluar.

Kampioni aktual, ekipi  Mercedesit, që edhe sivjet për vozitës ka Lewis Hamiltonin dhe Valteri Bottasin, do të promovojë modelin e ri më 22 shkurt.

Mercedesi ëhstë favorit i madh edhe sivjet për titull, kurse rivalet kryesorë nga sezoni i kaluar, ekipi italian Ferrari, ka vendosur që edhe në këtë drejtim ti bëjë konkurrencë Mercedesit duke e lënë 22 shkurtin, si datë të promovimit të modelit të ri.

Mercedesi dhe Ferrari do të jenë ndër të fundit që promovojnë modelet e 2018-ës, meqë ekipet jtera këtë do ta bëjnë më heret gjatë muajit.

Williams do të promovojë modelin e ri, bashkim e vozitësi e ri, rusin Sirotkin më 15 shkurt, kurse Renault sivjet me Carlos Sainzin dhe dhe Jolyon Palmerin si ngasës, bolidin e sivjetmë do ta prezantojë më 20 shkurt.

Sauber Alfa Romeo i ri do të prezantohet më 20 shkurt, tri do të më vonë është caktuar data për nga McLaren, kurse Haas, Red Bull dhe Force India ende nuk i kanë zyrtarizuar datat.