Dihen finalistet e Wimbledonit – shikoni pamjet

Tenis 12 Korrik 2018 17:12

Në grand slem turneun e tretë të vitit dhe ngjarjen më të madhe të tenisit botëror, në Wimbledon, tashmë dihen finalistet që për titull të luftojnë të shtunën.

Në dy gjysmëfinalet e konkurrencës së fermave që janë zhvilluar sot, tenistet favorite kanë shënuar fitore të lehta, duke treguar edhe një herë formën e tyre të mirë.

Në gjysmëfinalen e parë gjermania Angelique Kerber ishte më e mirë sesa letonezja Jelena Ostapenko dhe ngadhënjeu 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:3.

Kerber në këtë meç sërish dëshmoi potencialin e saj të madh ofenziv dhe terreni me bar bashkë me kushtet e përshtatshme për lojë i ndihmuan që shumë shpejt të imponojë ritmin e saj në lojës në gjysmëfinale.

Ostapenko, nuk kishte përgjigje për goditjet e gjermanes dhe në asnjërin set nuk ishte në gjendje që më seriozisht të sfidojë kundërshtaren.

Në gjysmëfinalen tjetër, Serena Willimas ishte më e mirë se gjermania tjetër në kë garë Julia Gorges, e cila po luante në gjysmëfinale të kësja gare për herë të parë në karrierë.

Serena, që nga gejmi i pestë e setit të parë, pas fillimit 2:2, e kishte lojën tërësisht nën kontroll dhe nuk ia la kundërshtares hapësirë as të mendojë për befasi.

Në fund legjenda amerikane fitoi 6:2, 6:4 dhe tashmë në finale do të kërkojë triumfin e saj të tetë në Wimbledon dhe të 25-tin në grand slam turne përgjatë karrierës së saj të shkëlqyeshme.

-->