Dikur golashënues i pandalshëm, sot luan në gjysmëfinale të tenisit në Wimbledon

Tenis 12 Korrik 2019 11:04

Tenisti spanjoll Roberto Bautista Agut sot do të zbres në fushën e tenisit për të luajtur në gjysmëfinale të Wimbledonit përballë serbit Novak Djokovic. Ky është suksesi më i madh në karrierën e tij, shkruan Zëri.info.

Më herët Agut arriti deri në çerekfinalet në Australian Open dhe në karrierën e tij ai fitoi vetëm nëntë tituj pa titull Masters.

Bautista Agut nuk njihet si një lojtar i spikatur si tenisit dhe ai kurrë nuk do të mund të përmendet sikur flitet për bashkëkombësin e tij Rafael Nadal. Megjithatë Agut ka hyrë në histori për një fakt tjetër.

Ai kur ishte fëmijë ka qenë një futbollist i spikatur, madje kishte edhe nofkën “makineri e golave”, Agut luante për CD Castellon, një ekip nga qyteti me të njëjtin emër në të cilin ka lindur erdhe legjendat Vicente del Bosque dhe Gaizka Mendieta.

Skuadra e Villarreali, në moshën 14 vjeçare sa ishte Agut, i bëri ofertë dhe këmbëngulte për të, por ishte babai i tij që e tërhoqi më shumë nga tenisi dhe kjo bëri që ta refuzoi atë ofertë.

“Kur isha fëmijë, shkova në Madrigal për të parë Villarrealin, unë ëndërrova të bëhesha futbollist”, tha Agut. “Nisa edhe të stërvitesha me Villarrealin, nuk kam qenë ndonjë futbollist teknik, por gol shënoja në çdo mundësi që mu ofronte. Desha të bëhem futbollist por për një moment i zbatha këpucët e futbollit dhe e kapa reketin e tenisit. Nuk e di pse vendosa kështu, por gjithsesi se jam i lumtur”, ka thënë Agut.