Dikur ishte sportiste e suksesshme, sot është yll pornografik: Burgu ia ndryshoi jetën plotësisht

Sporte tjera 08 Gusht 2019 17:46

Verona van de Leur ishte njëra prej sportisteve më të njohura në botë, por tani ajo ka ndërruar profesion dhe ka hyrë në industrinë e filmave për të rritur.

Në fillim të shekullit 21, holandezja fitoi medalje në kompeticione të mëdha, derisa ajo ka medaljen e argjendtë nga Kampionati Botëror në gjimnastikë dhe medalje të bronzta nga kompeticione evropiane, shkruan Zëri.info.

Ajo arriti kulminacionin në karrierën e saj në vitin 2002 kur ajo fitoi të gjitha medaljet e mundshme.

Dhe më, jeta e Van de Leur mori një kthesë të papritur.

Në vitin 2011, ajo përfundoi në burg për shkak të akuzave për shantazh dhe ky moment ia ndryshoi jetën.

Më pas, Van de Leur hyri në industrinë e pornografisë dhe është pjesë e filmave të ndryshëm.