Dikur luante për Milanin e Juventusin, tash për ekipin në Serie C

Futboll 14 Shkurt 2020 09:06

Sulmuesi italian, Alessandro Matri ka filluar të stërvitet me klubin e kategorisë së tretë italiane, Monza.

Matri, i cili në karrierën e tij ka luajtur për klubi si Milani dhe Juventusi, është pa klub që prej largimit nga Sassuolo dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Por, për të mbetur në formë ai ka filluar të stërvitet me Monzan, klub i cili është në pronësi të Silvio Berlusconit.

Ndërkohë, “Sky Sport Italia” shkruan se e ardhmja e 35-vjeçarit pritet të jetë në Spanjë, derisa interesim për të ka shprehur Las Palmas.

-->