Dikur miliarder, sot pronari i klubit të njohur i arrestuar, skuadra në mëshirë të fatit

Futboll 19 Shkurt 2021 22:52

Nuk është risi që në Rumani dhe Bullgari të ketë shpesh falimentime klubesh, duke qenë se futemi në një rreth vicioz me pronarë që shpesh përfundojnë pas hekurave apo që janë të korruptuar, ose më keq akoma, braktisin gjithçka me borxhet deri në fyt.

Rasti i fundit i përket klubit Astra Giurgiu, që po lufton për mbijetesën dhe që sot është njohur me lajmin e hidhur: pronari u arrestua në aeroportin e Bukureshtit pasi mbërriti nga Italia.

I dënuar me 5 vjet burg, tashmë klubi mbetet në mëshirë të fatit. E ardhmja e Astra është në dyshim të madh, me borxhe të mëdha, lojtarë të papaguar për 3 muaj.

-->