Dilemat e titullit, Liverpooli bëhet për psikolog

Futboll 24 Mars 2020 10:29

Liverpooli ka nisur të këshillojë futbollistët, duke u dhënë atyre udhëzime përmes psikologut të skuadrës se titulli i Premierligës nuk është në dorën e tyre dhe ata nuk duhet të ndiejnë kurrsesi peshë për atë që po i ndodh sezonit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Daily Mail ka zbuluar se psikologu i Liverpoolit, Lee Richardson, u ka dhënë lojtarëve këshilla sesi të përballojnë me lehtësi edhe nivelet e ankthit dhe ka paralajmëruar që ata të mos postojnë asgjë në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve që mund të konsiderohet e ndjeshme për ndjekësit e tyre.

Përpara se të ndërpritej kampionati, skuadra e Jurgen Kloppit kishte arritur një avantazh prej 25 pikësh nga vendi i dytë, Manchester City dhe është vetëm dy fitore larg titullit të parë kampion pas 30 vitesh.

-->