Dilemat po thuaj janë zgjidhur, vazhdojnë “përgatitjet” për play-off

Superliga 09 Prill 2019 14:35

Java e 27-të e Superligës së Kosovës në basketboll nuk pritet të sjellë befasi, ndërsa më vështirë të parashikohet fituesi është në ndeshjen që zhvillohet të enjten në Prizren ndërmjet Ponte Prizrenit e Trepçës, skuadra këto që renditen në pozitën 5, përkatësisht 6.

Në bazë të renditjes derbi vlerësohet të jetë përballja ndërmjet Rahovecit e Z Mobile Prishtinës, megjithëse është vështirë të besohet që “Vreshtarët” mund të ndërpresin serinë e Prishtinës prej 26 fitoreve në po aq ndeshje.

Fitore më të lehta presin Bashkimi e Golden Eagle Ylli ndaj AFK Boreas, përkatësisht Lipjanit.

E mërkurë:
19:00
Rahoveci – Z Mobile Prishtina
19:00 Bashkimi – AFK Borea
E enjte:
19:00
Golden Eagle Ylli – Lipjani
19:00 Ponte Prizreni – Trepça