Dillian Whyte vs Dereck Chisora – këtu e shikoni LIVE

Sporte luftarake 22 Dhjetor 2018 23:21

Dy boksierë elitarë të kategorisë së rëndë, që kërkojnë rikthimin në majat e rang listave botërore, sonte përballen në meçin që ka karakter përcaktuar për karrierat e tyre.

Dillian Whyte dhe Dereck Chisora do të boksojnë në meçin kryesor të një mbrëmjeje përplot me boks cilësor , në O2 Arena, raporton Insporti.

Whyte, i cili ishte mundur nga Joshua para tri vjetëve në meçin për titull bote në WBC, po kërkon që edhe një herë të sfidojë Joshuan, por për të pasur rast për duelin me Joshuan në Wembley, i duhet të mund Chisoran sonte ne O2.

Whyte dhe Chisora janë takuar një herë më herët dhe Whyte kishte fituar, në meçin e para dy vjetëve dhe që nga ajo kohë publiku anglez ka qenë në pritje të revanshit, midis dy prej boksierëve të preferuar.

Whyte me 24 fitore dhe një humbje të vetme nga Joshua, ka bilanc impresiv si profesionist dhe me gjatësi 193 cm, gjatësi të duarve 198 cm, ky 30 vjeçar është favorit, raporton Insporti duke u bazuar në kuotat e publikuara nga bastoret në Angli.

Chisora, 34 vjeçar, i gjatë 187 cm dhe me gjatësi të duarve 188 cm, sonte ne Londër e ka shansin e fundit or të mbetur në rrethin elit të boksierëve, meqë humbja e dytë nga Whyte, atij po thuajse do t’ia bllokonte rrugët drejt ndonjërit nga tituje botës, në kohën kur Tyson Fury, Deontay Wilder dhe Dillian Whyte, po kërkojnë të sfidojnë Joshuan.

Insporti ju sjell edhe linkun për të shikuar këtë meç live nëse klikoni këtu.