Direkt nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e ‘Ligës Unike’

Basketboll 10 Shtator 2020 19:39

Ka nisur ceremonia e marrëveshjes së shumëpritur. Sot do të hedhet e zeza mbi të bardhën. Sot do të jetësohet ëndrra e shumë shqiptarëve.

Pas një pune të gjatë dhe intensive, në Tiranë (ora 19:00), do të nënshkruhet marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës.

Një ligë me tetë skuadra. Katër më të mirat nga të dy vendet. Ëndrra e kamotshme bëhet realitet për formimin e një lige mes dy vendeve shqiptare.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Basketbollit e Shqipërisë (FSHB) kanë punuar një kohë të gjatë për këtë projekt madhor, që sot bëhet realitet.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

🇦🇱🤝🇽🇰Tiranë – Liga e përbashkët e Basketbollit, Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare tashmë bëhet realitet 🏀⛹🏻‍♂️Liga Unike e Basketbollit është vetëm dallëndyshja e parë, e shumë bashkëpunimeve të ngjashme që do të ndodhin në sporte të tjera.👉 Hapi i radhës është shtrirja e programit të masivizimit të sportit në shkolla në të dy anët e kufirit. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë, vëllezër të të njëjtit gjak, do të kenë mundësinë që të njihen dhe bashkëpunojnë përmes sportit që në hapat e parë të jetës së tyre🏫🏀⛹🏻‍♂️

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 10. September 2020

-->