Diskutimi i policit kosovar me zyrtarin e Crvena Zvezdës: S’mund të kaloni!

Futboll 09 Tetor 2019 15:44

Crvena Zvezda është ndaluar të kalojë në territorin e Kosovës ku ishte menduar ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë kundër ‘Trepçës’.

Ekspedita kuqezi u detyrua të kthehet nga Jarinja, pasi nuk u lejua ta kalojë kufirin. Menaxheri i Përgjithshëm i Crvena Zvezdës Zvezdan Terzic u përpoq të kalonte në Kosovë para autobusit.

Ai u ndal me makinën e tij te pika kufitare, por u ndal nga Policia e Kosovës.

Zyrtari doganor kapi dokumentet e tij, ku përcaktoi se atij i është ndaluar hyrja në Kosovë dhe se duhej të kthehej në Serbi.

Kamerat e mediumit ‘Telegraf.rs’ kanë kapur këtë moment kur zyrtari doganor i tha Terzicit se nuk mund të kalonte.

Më pas, Terzic kishte kërkuar shpjegim, por që atij i është thënë se ky është urdhër.

Për më shumë, këtë moment mund ta shikoni në videon më poshtë:

-->