Distria dhe Akili në çerekfinale – shikoni pamjet

Sporte luftarake 09 Shkurt 2019 13:19

 

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë plasuar në çerekfinale, në kategoritë përkatëse në Grand Slamin e Parisit, turneun më të njohur të xhudos në botë dhe “stacionin” e tyre më të rëndësishëm në pjesën e parë të këtij viti.

Distria Krasniqi në duelin e saj të xhiros së tretë, në kategorinë -48kg, ishte më e mirë se përfaqësuesja e Brazilit Gabriela Chibana.

Për Krasniqin, kjo luftë ishte vazhdimësi nga dueli i saj i parë me portugezen Diogo, madje në xhiron e tretë, dukej edhe më në formë dhe më në kontroll, në raport me kundërshtaren.

Krasniqi në çerekfinale do të duelojë me koreanen Yujeong Kang.

Në anën tjetër Akil Gjakova sërish fitoi me ippon, sërish në kohë shtesë, kësaj radhe për kundërshtar kishte rumunin Alexander Raicu.

Gjakova në çerekfinale do të takohet me armenin Ferdinand Karapetian, kurse në gjysmëfinale kundërshtar i tij potencial është Lasha Shavdatuashvilli, të cilin Akili vjet e mundi në Paris, por më pas u mund dy herë nga ai gjatë vitit, raporton Insporti.