Distria e jashtëzakonshme, fiton me Ippon dhe kalon tutje në Hungari

Sporte luftarake 23 Tetor 2020 12:31

Distria Krasniqi ka kaluar në raundin tjetër në kategorinë deri në 48 kg në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë ka arritur që të mposht vendasen Eva Csernoviczki, me Ippon.

Distrias iu deshen vetëm dy minuta luftë, për të hedhur në tokë kundërshtaren, shkruan lajmi.net.

Në raundin tjetër, Distria do të takohet me fituesen e sfidës Nikolic (serbe) – Boukli (franceze).

-->