Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale, mbetet në garë për medalje

Sporte luftarake 25 Gusht 2019 12:43

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo që po zhvillohet në Tokyo të Japonisë, raporton Insporti.com.

Krasniqi humbi luftën ndaj numrit një i botës në xhudo, Funa Tonaki në kategorinë -48 kilogramë.

Xhudista kosovare ka humbur kështu mundësinë për të fituar medaljen e artë, por është në garë për medaljen e bronztë.

Në finale për të bronztën, Krasniqi do të përballet me spanjollen Laura Martinez Abelenda. /Insporti.com/