Distria Krasniqi nderon Kosovën, fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Budapestit

Sporte luftarake 23 Tetor 2020 17:40

Distria Krasniqi, xhudistja e njohur kosovare ka shënuar një sukses fantastik në Grand Slamin e Budapestit, shkruan Insporti.

Krasniqi ka arritur që në kryeqytetin e Hungarisë ta fitoj medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë..

Në finale Krasniqi e mposhti xhudisten argjentinasen, Paula Pareto.

Krasniqi fitoi vazari pas vetëm tetë sekondave, duke e mposhtur eventualisht kundërshtaren kualitative.

Pareto përndryshe ishte kampione Olimpike e vitit 2016.

-->