Distria Krasniqi siguron finalen, tash synon medaljen e artë

Sporte luftarake 23 Tetor 2020 15:03

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Hungarisë.

Xhudistja nga Kosova ka arritur të sigurojë finalen e Grand Slamit të Hungarisë në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi në gjysmëfinale mposhti izraeliten Shira Rishony, shkruan lajmi.net.

Krasniqi tani është një fitore larg medaljes së artë.

Garat në këtë ‘Grand Slam’ xhudistja jonë i nisi nga raundi i dytë, pasi të parin e kaloi pa ndeshje.

Në raundin e dytë e mposhti hungarezen Eva Csernoviczki, ndërsa në të dytin Shirine Boukli.

Në finale, xhudistja jonë do të takohet me fituesen e sfidës Andrea Stojdinov (serbe) – Paula Pareto (argjentinase).

-->