Dita e Brahim Diaz, Solari e foton për ndeshjen me Leganes – mund të debutojë!

Futboll 09 Janar 2019 11:55

Brahim Diaz mund të debutojë sonte me fanellën e Real Madridit.

19-vjeçari, i cili u trasnferua ditë më parë nga Manchester City dhe ka kryer vetëm një stërvitje me klubin e ri, është thirrur nga Santiago Solari për ndeshjen me Leganes, e vlefshme për Kupën e Mbretit që do të zhvillohet sonte nga ora 21:30, raporton Insporti.

Solari i ka lënë në shtëpi Varanen, Marcelon dhe Courtoisin, teksa Bale, Mariano, Asensio dhe Kroos do të mungojnë për shkak të dëmtimeve.