Dita e sportistëve kosovarë: Donjeta Sadiku fiton turneun në Hungari

Boks 10 Shkurt 2018 19:47

Donjeta Sadiku ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan”, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Donjeta ishte shumë më e mirë dhe në fund fitoi meçin. Ajo e mposhti kroaten Sara Behram.

Boksieria konfirmoi kështu se nuk është rastësisht nënkampione e botës në vitin 2015, kampione e Evropës më 2016 dhe nënkampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e junioreve.

-->