Dita e super meçit: Derek Chisora – Oleksandr Usyk, ja detajet

Boks 31 Tetor 2020 09:53

Derek Chisora dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte për zgjidhur çështjen e fituesit në peshat e rënda në WBC.

Dyshja kanë studiuar prej javësh njëri-tjetrin, derisa në mbrëmjen e së premtes bënë matjet zyrtare.

Usyk peshoi 109 kilogramë, derisa Chisora kishte një ngritje një peshë nga 107 nga hera e kaluar, në 111 kilogramë.

Për Chisoran do të jetë mjaftë, pasi jo vetëm që peshon më shumë dhe shpejtësia e tij është ngadalësuar, por tani është edhe 38-vjeçar.

Nga 41 meçe të zhvilluara, Chisora vetëm dy herë është rrëzuar, nga Davide Haye dhe Dillian Whyte.

Në anën tjetër, Usyk në vitin e kaluar kishte një përballje të dështuar përballë Chazz Witherspoon, shkaku që ishte mbipeshën e lejuar.

Usyk përshkruhet si favoritë në këtë takim, pasi është më i shpejtë dhe mund të përfundojë takimin më herët.

Mirëpo, Chisora do të fokusohet në goditjet e tij të fuqishme dhe do të pres Usykun t’i afrohet për të fituar meçin me një goditje.

Kujtojmë se takimi do të fillojë sonte në ora 23:00 në Wembley Arena.

-->