Dita kritike për Ferizajn, priten largime të futbollistëve dhe trajnerit Isufi

Futboll 11 Dhjetor 2019 12:42

Ferizaj është në gjendje të ‘jashtëzakonshme’ pasi pritet largimi i trajnerit Bekim Isufi dhe disa futbollistëve kyç të skuadrës, raporton Insporti.com.

Insporti raportoi se Bekim Isufi sot do të takohet me kryesinë e klubit në orën 14:00 për të vendosur të ardhmen e tij.

Megjithatë, nuk pritet vetëm largimi i Isufit nga klubi i Ferizajt. Ndwr futbollistët e parë që do të largohet është mbrojtësi i krahut të djathtë Viktor Kuka.

Burimet e Insportit brenda klubit bëjnë të ditur se mbrojtësi me përvojë Viktor Kuka do të largohet nga klubi.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

 

Kuka ishte një ndër futbollistët më të mirë të Ferizaj në pjesën e parë të kampionatit, përkundër formës së dobët në përgjithësi të treguar nga klubi.

Ish mbrojtësi i Prishtinës klubit të Ferizajt iu bashkua gjatë verës së kaluar nga Drita.

Kuka për “Ujqërit” bëri 14 paraqitje duke u ndëshkuar me tre kartonë të verdhë. /Insporti.com/

Kjo është ora kritike për të ardhmen e Isufit

-->