Ditë e gjysmëfinaleve të kupës në futbollin e Kosovës – zhvillohen këto përballje

Futboll 17 Prill 2019 11:02

Sot në Rrafshin e Dukagjinit, Gjakovë e Suharekë, zhvillohen dy sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës ’89, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë në Gjakovë, duke ditur atmosferën që krijohet zakonisht atje.

Në Suharekë, Gani Sejdiu debuton në stolin e Ballkanit, duke u ndeshur me ish-skuadrën e tij, Feronikelin.

Takimi në Gjakovë drejtohet nga Genc Nuza, derisa Kreshnik Vula do të ndajë drejtësinë në duelin mes Ballkanit dhe Niklit.

Të dyja ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.

Sot (e mërkurë), 15:00
Vëllaznimi – Trepça ’89
Ballkani – Feronikeli

-->