“Djajtë e Kuq” ende të interesuar për brazilianin

Futboll 09 Shkurt 2018 12:01

Manchester United tash e një kohë, ka shfaqur interesimin për mbrojtësin anësor të ekipit francez Monaco.

Fabinho vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesor të skuadrës nga “Old Trafford për të përforcuar repartin e mesfushës, pasi braziliani ka aftësinë të luaj në dy pozicionet.

Futbollisti i Monaco-s, pëlqehet shumë nga trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, i cili e kërkon me çdo kusht 24 vjeçarin. Për ta transferuar atë në Manchester, gjatë afatit kalimtar të verës, drejtuesit e klubit anglez janë gati t’i ofrojnë skuadrës nga principata, shumën prej 50 milionë eurove. /insporti.com

-->