“Djajtë e Kuq” të pafuqishëm, mposhten thellë nga Liverpooli

Futboll 19 Prill 2022 22:55

Liverpooli dhe Manchester United u përballen në kuadër të javës së 30-të në Premierligë, shkruan Insporti.

Derbi që u zhvillua në “Anfield Road” solli 4 gola gjithsej, nga “Të Kuqtë” që morën fitore bindëse.

Vendasit fillimisht realizuan me Diaz në minutën e 5′të me këtë të fundit i cili realizoi lehtësisht brenda zonës falë një pasimi të Salah.

Goli i dytë erdhi nga një super aksion falë pasimeve të shumta me Salah i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 22′të. Ndërsa, për 3-0, “Të Kuqtë” realizuan përmes reprezentuesi senegalez, Sadio Mane

Për ta bërë rezultatin më të bindshëm, golin e 4-të dhe të dytin personal në këtë takim e realizoi Salah.

Pas këtij triumfi, Liverpool rënditet në pozitën e parë me 76 pikë, kurse United rënditet në pozitën e 6-të me 54pikë.

https://insajderi.org/i-gjithe-anfieldi-me-aplauze-per-nder-te-cristiano-ronaldos-i-cili-dje-humbi-femijen-e-porsalindur/?fbclid=IwAR12xOstBv6DlWqaASbWTKWeyyWHt786XMtaU9FU5x3ufqYhwKRkmDag7E4

/Insajderi.org

-->