Djali i David Beckham me tatuazh kryq si i ati – ngjashëm edhe si Justin Bieber
Futboll
08 Janar 2022
17:03

Djali i David Beckham, Romeo Beckham ka bërë një tatuazh identik si të babait të tij, përcjell Insporti.
19 vjeçari tatuazhin e zbuloi me anë të një fotografie në rrejtin social, Instagram.
Ai është frymëzuar nga babai i tij për shumë gjëra dhe e fundit duket të jetë edhe ky tatuazh kryq në qafën e tij.


Ndryshe, Romeo aktualisht luan për Fort Lauderdale, ekipi rezervë i Davidit në Inter Miami në MLS.
Kujtojmë se, ylli i popit, Justin Bieber, i cili është mik me Romeon gjithashtu ka një tatuazh të ngjashëm, duke pranuar se ai ishte frymëzuar edhe nga ish-kapiteni i Anglisë, Beckham. /Insporti.com
