Djali i Fadil Vokrrit: Shtatorja le të shërbejë si inspirim se me punë e vullnet arrihet gjithçka

Futboll 23 Korrik 2021 19:08

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, gjatë zbulimit të shtatores së babait të tij pranë stadiumit në kryeqytet, tha se futbolli i tejkalon shumë gjëra e kjo është vlera të cilën e ka përçuar vet Fadil Vokrri.

Sot u përurua shtatorja e njeriut që dha gjithçka për futbollin, Fadil Vokrri.

Djali i tij, Gramoz Vokrri tha se kjo shtatore le të shërbejë si inspirim se me punë e vullnet arrihet gjithçka.

“Ky stadium, kjo kombëtare, kjo federatë është një realitet i padiskutueshëm që u ndërtua falë këtij mentaliteti”, u shpreh Gramoz Vokrri.

Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

-->