Djali i Holyfieldit debuton me KO për 16 sekonda

Boks 03 Nëntor 2019 10:37

Evan Holyfield ka debutuar në boksin profesionist me fitore në kategorinë peshave të mesme, madje vetëm 16 sekonda iu deshën për arritur deri të fitorja, shkruan Insporti.com.

Evan, është djali i legjendës së boksit Evander Holyfield. Boksieri 22 vjeçar fitoi meçin e tij të parë në boksin profesionist me “KO” kundër Nick Winstead.

Holyfield lansoi goditjet e tij në drejtim të Winstead, të cilat rezultuan vendimtare për fatin e meçit. Gjqytari i meçit, Robert Hoyle ndaloi meçin, duke mos i dhënë edhe një shans të dytë Winstead.

Image result for evander holyfield
Evander Holyfield, legjenda e boksit botëror

 

Winstead, 21 vjeçar, ishte i pa kënaqur me vendimin e gjyqtarit, megjithatë është e vështirë të mohojmë cilësitë e Holyfield.

Ky meç u zhvillua para meçit të natës për titull të botës, në mes të Cancelos dhe Kovalev, të cilën e fitoi boksieri meksikan. /Insporti.com/