Djali i kriminelit serb i kërkon “ferr” boksierit shqiptar

Boks 30 Maj 2019 16:27

Boksieri serb, Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq -Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca Razhnjatoviq, i ka kërkuar luftë në ring boksierit shqiptar Petrit Mazrekaj.

Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, tha se do të boksojë me shumë dëshirë kundër tij.

“Djali i Arkanit më ka dërguar ofertë dhe e kam pranuar menjëherë, që të boksojë me të në fundi i muajit gusht. Kismet prej Zotit do të dal në ring, a ka gjë më të mirë si me t’u dhanë rasti e me rreh djalin e një kriminelit, siç ishte Arkani. Do të përgatitem mirë dhe do të jem në formë qind për qindtë”, tha Mazrekaj .

Mazrekaj bënë pjesë në kategorinë super të mesme në versionin WBC./Insporti