Djali i Messit e festoi golin e Betisit – shpërthejnë të qeshurat në tribunat e ‘Camp Nou’

Futboll 26 Gusht 2019 19:29

Mateo Messi është padyshim fëmija i momentit, pasi feston gjithmonë kundër babait të tij.

Mbrëmjen e djeshme, ai së bashku me Leo Messin dhe familjen Suarez po ndiqnin nga stadiumi sfidën e Barcelonës kundër Real Betisit, 5:2.

Në momentin që Fekir shënoi golin e avantazhit për katalanasit, Mateo dukej i gëzuar, ndërsa Luis Suarez dhe Leo i tërhoqën vëmendjen duke i thënë se Barcelona kishte pësuar gol.

Gjithçka kaloi me të qeshur dhe duket se Mateo feston në çdo rast, mjafton që topi të tundë rrjetën.