Djali i Michael Schumacherit, Mick nga edicioni i ri garon në Formula 1

Formula 1 02 Dhjetor 2020 15:32

Djali i Michale Schumacherit, Mick nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Formula 1 me Haas.

Piloti 21-vjeçar ka nënshkruar me kompania automobilistike, për t’i përfaqësuar ata në garën më të shpejtë të makinave në botë.

Mick që rrjedh nga akademia e Ferrarit, do të tentojë që t’i ndjekë hapat e babait të tij, që deri në këtë sezon ishte kampioni më i mirë i të gjitha kohërave.

Tani, Lewis Hamilton e ka barazuar me tituj, pasi që të dy kanë nga shtatë sosh, derisa anglezi ka më shumë fitore në podiume.

Mick deri në këtë edicion ka garuar në Formula 2, mirëpo marrëveshja me Haas, tani do t’i mundësojë kalimin në elitën e garuesve. 

-->