Djali më i mirë se babai – shikoni super talentin e ri kroat

Basketboll 13 Janar 2019 12:39

Derbi lokal i Zagrebit në ligën ABA nuk ishte duel i përafërt për nga cilësia, e pas për nga rivalitetom eqë Cedevita e shkeli Cibonën me më shumë se 20 pikë dallim, raporton Insporti.

Mirëpo, në takimin që përfundoi m rezultat 89:68, e veçanta është se për Cibonën debutoi Roko Prkacin, basketbollisit 16 vjeçar, i cili theu rekord si më i riu që luan në ndeshje zyrtare në këtë garë rajonale.

Roko është i biri i basketbollistit të dikurshëm të Cibonës, Efes Pilsenit dhe kombëtares kroate, Nikola Prkacin, i cili ka luajtur për më shumë se një dekadë si profesionist në Evropë në pozitat e trapezit.

Përderisa babai i tij ka qenë i njohur për temperamentin shpërthyes dhe lëvizjet e mira në trapez, Roko duket se e ka ngritur edhe një nivel më lart lojën e tij, duke treguar shkathtësi shumë të mira të driblimit edhe në perimetër, duke mos humbur asgjë nga aftësitë atletike dhe shkëputja.

Prkacin i ri ka është pjesë e kombëtares kroate U16 dhe ka qenë MVP i Kampionatit Evropian U18, të vitit të kaluar, pra për gjeneratën 2002.