Djaloshi i lazdruar i Kosovës merr kontratë të madhe me skuadrën e njohur evropiane

Kombëtarja 08 Korrik 2019 11:12

Donis Avdijaj është shumë afër marrëveshjes me skuadrën turke, Trabzonspor, raporton Insporti.com.

Avdijaj dje ka udhëtuar në mesnatë për në Turqi për të kompletuar transferimin e tij.

Mediet turke raportojnë se zyrtarzimi i transferimit të tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, pasi të komplentohen të gjitha dokumentet.

 

Sulmuesi 22 vjeçar tash e disa muaj është pa skuadër pasi ishte përjashtuar nga klubi holandez, Ëilliem II.

Ai ishte përjashtuar së bashku me pesë futbollistë të tjerë, pasi në fazën përgatitore në Spanjë ishin larguar nga hoteli pa lejen e klubit si dhe dyshohet që janë kapur duke luajtur me letra (poker).

Për këtë aryse edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në grumbullimet e fundit nuk e kishte ftuar, përkundër faktit se Avdijaj kishte filluar të ketë paraqitje të mira me fanellën e Kosovës.

Ish futbollisti i Schalke 04 për Ëilliem II sezonin e kaluar ishte paraqitur në 19 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe dhuruar gjashtë asistime. /Insporti.com/

Trabzonspor'dan gece yarısı transfer bombası Donis Avdijaj!