Djaloshi i vogël shqiptar “shpërtheu” në lot pas golit të Polonisë

Kombëtarja 13 Tetor 2021 22:01

Humbja e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Polonisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2022 nuk u kapërdie mirë nga tifozët “kuqezi”.

Emocionet dhe rëndësia e fitores ishte “jetike” për fatin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Shqipëria humbi minimalisht 0-1 nga polakët në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në momentin kur u shënua goli, një djalë i vogël i pranishëm në stadium nuk ka mundur dot të mbajë lotët.

Disa fotografi të djaloshit tashmë po shpërndahen shumë në rrjetet sociale.

-->