Dje u eliminua nga Kupa, sot trajneri i gjigantit kosovar jep dorëheqje
Futboll
11 Shkurt 2019
11:42

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, ka mbetur pa kryetrajner.
Trajneri shqiptar, Shpëtim Duro, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të klubit gjilanas, pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj Vëllaznimit.
Pas një takimi që klubi gjilanas kishte me Duron pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi.
Pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi gjilanasm.
Drita e ka falënderuar Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese.