Dje u largua nga Kombëtarja, sot mori lajmin më të gëzueshëm në jetë

Nations League 12 Tetor 2018 09:59

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, është bërë baba i një vajze.

Lojtari i kombëtares “kuqezi” ka publikuar dy foto në llogarinë e tij në “Instagram”.

Tek fotoja e parë shfaqet i biri Ayan pranë disa tullumbaceve ngjyrë rozë si një formë mirëseardhje për motrën, ndërsa në foton tjetër shihet e gjithë familja bashkë.

“E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila. Faleminderit Zot”, ka shkruar Lila.

Andi Lila është prej emrave më të mëdhenj të futbollit kombëtar, ai dje la skuadrën me leje të Christian Panuccit për të qenë pranë familjes në këto momente lumturie.