Dje u prezantua, Diaz sot zhvilloi stërvitjen e parë dhe shënoi gol (VIDEO)

Futboll 08 Janar 2019 16:57

Brahim Diaz ka realizuar gol në stërvitjen e parë me Real Madridin.

19-vjeçari spanjoll, produkt i akademisë së Malagas, u ble ditë më parë nga Manchester City për 15 milionë euro, plus pesë të tjera bonuse.

Ai u prezantua gjatë ditës së djeshme në Bernabeu para qindra tifozëve, kurse sot zhvilloi stërvitjen e parë me klubin e tij të ri.

Diaz madje ka shënuar gol, duke i dhënë sinjale Santiago Solarit se është i gatshëm për disa minuta nesër në “Santiago Bernabeu” kundër Leganesit, sfidë e vlefshme për Kupën e Mbretit. /Insporti.com/