Djokovic është i pamposhtshëm

Tenis 27 Janar 2019 14:04

Novak Djokovic ka fituar finalen e Grend Slem turneut të parë të sezonit – Australian Open, që u zhvillua në Melburn duke e fituar këtë turne për herë të shtatë, që paraqet rekord, raporton Insporti.

Tenisti serb në finale ishte dominant ndaj spanjollit Rafael Nadal, duke shënuar fitore 3:0, në sete 6:3, 6:2 dhe 6:3.

Djokovic me këtë fitore inkason edhe më shumë se 2 milionë dollarë amerikanë në xhirollogarinë e tij dhe përforcohet në pozitën e parë të rang-listës botërore, që do të përditësohet të hënën, bën të ditur Insporti, duke iu referuar të dhënave zyrtare të turneut.

Serbi në këtë meç ka luajtur mbase finalen e tij më të mirë në karrierë, duke mos i dhënë Nadalit asnjë gjasë në asnjërin set, duke mos e humbur asnjë gem në shërbimin e tij, madje, në vetëm tre gejme në shërbim Nadal arriti seri në “deuce”, meqë në shërbim të kundërshtarit, nuk kishte fare përgjigje.

Insporti kishte raportuar për lëndimet që Nadal i kishte pësuar kohëve të fundit dhe siç deklaroi edhe vetë spanjolli pas finales, për të ka qenë arritje në vetvete të luajë në finale në Melburn, meqë ky ka qenë turneu i parë ku ka luajtur pa lëndim pas disa muajsh, konkretisht që nga US Open i vitit të kaluar.

Djokovic tani ka 15 Grend Slem turne të fituar, dy më pak se Nadal dhe pesë më pak se Roger Federer, që janë të dy tenistët më të suksesshëm në histori.