Djokovic fiton Australian Open

Tenis 02 Shkurt 2020 13:50

Novak Djokovic ka fituar finalen e Australian Open ndaj austriakut Dominic Thiem në Rod Laver Arena.

Serbi fitoi setin e parë por pastaj humbi dy të tjerët. Në fund ai arriti të fitonte 3-2 në sete, 6-4, 4-6, 2-6, 6-3, 6-4, raporton Insporti.com.

Është hera e tetë që Djokovic triumfon në Australian Open. 32 vjeçari ka fituar 17 grand slame në karrierën e tij.

Me këtë fitore Djokovic kthehet në pozitën numër një në ATP listën botërore. /Insporti.com/

-->