Djokovic flet për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Tenis 04 Prill 2019 22:40

Tenisti serb Novak Djokovic në një intervistë me gazetarin britanik, Jaye Shetty, ka folur për fëmijërinë e tij në Serbi dhe bombardimet e NATO-s gjatë vitit 1999, atëherë kur sportisti i kishte 12 vjet.

Serbia në pranverën e vitit 1999 u bombardua nga NATO për shkak të Kosovës.

“Vendi im gjatë viteve 1991-92 e deri në vitin 2000 ishte nën embargo. Kemi luftuar për bukë dhe qumësht dhe gjërat tjera të domosdoshme për të mbijetuar. Pastaj në vitin 1999 Serbia ishte bombarduar për dy muaj e gjysmë, çdo natë dhe çdo ditë. Familja ime dhe unë dy muaj e gjysmë jemi zgjuar gjatë natës me sirenat e avionëve, të cilët na kërcënonin. Ishte nënçmuese dhe e tmerrshme. Gjëja më e keqe që e kam parë ndonjëherë”, ka thënë fituesin 15 Grand Slam turneve.

“Në fillim e kam ndjerë atë që shumica e popullit tim, kam dashur hakmarrje. Kush janë ata që e bombardojnë një popull të pafajshëm? Çka ka ndodhur? Kam qenë 12 vjeç dhe e kujtoj se për ditëlindje jam fshehur në strehimore. Kohën e kam kaluar me shokët duke luajtur tenis”, shtoi Novak Djokovic.

Ai zbulon se si është festuar ditëlindja e tij.

“Atëherë nuk kemi shkuar në shkollë, e kjo ka qenë super. Ma kanë kënduar këngën e ditëlindjes, ndërsa unë i kam kujtuar fotografitë e avionëve që lëshonin bomba kudo. Ishte e tmerrshme, ndërsa në të njëjtën kohë e kam ndjerë se jam rritur, duke e patur ndihmën e prindërve të mi”, ka shtuar Djokovic, duke thënë se serbët nuk dëshirojnë hakmarrje.

“Nuk mund t’i gjykojmë njerëzit për këtë. Ju dëshironi të kërkoji falje, por kjo thjeshtë nuk mund të harrohet. E ana e shkëlqyer e bombardimeve ka qenë se më ka detyruar të bëhem falënderues në jetë”, ka përfunduar Novak Djokovic.