Djokovic kalon në fazën e dytë të Australian Open

Tenis 20 Janar 2020 15:22

Grand slami Australian Open ka nisur sot në Melburn të Australisë, raporton Insporti.com.

Tenisti serb Novak Djokovic ka kaluar në fazën e dytë pasi fitoi duelin ndaj gjermanit Jan – Lennard Struff.

Numri dy në rang listën e botës fitoi 3-1 në sete (7-6, 6-2, 2-6, 6-1).

Seti i parë ishte më i barabartë, por pastaj serbi nuk lejoi që të ndodhte ndonjë befasi.

Duelin tjetër e fitoi edhe greku Stefanos Tsitsipas (numri 5 në botë), që mundi italianin Salvatore Caruso.

Po ashtu, sot edhe tenisti zviceran Roger Federer ka zhvilluar duelin e tij, duke kaluar në fazën e dytë pa ndonjë problem. /Insporti.com/

Federer dhe Williams kalojnë në fazën e dytë të Australian Open

 

-->