Djokovic kualifikohet në gjysmëfinale, e pret Roger Federer

Tenis 28 Janar 2020 19:36

Novak Djokovic është kualifikuar në gjysmëfinale të grand slamit Australian Open. Djokovic mposhti tenistin kandaez Milos Raonic në çerekfinale, raporton Insporti.com.

Tenisti serb, e mposhti në tre sete dhe pa ndonjë problem të madh, 6-4 6-3 7-6 (7-1).

Djokovic është duke shfaqur formë të lartë dhe se synon titullin e radhës në këtë grand slam.

Në gjysmëfinale, do të takohet me tenistin zviceran Roger Federer, që do të zhvillohet të enjten.

Federer ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Australian Open.

Legjenda e tenisit arriti që të mposhtë në çerekfinale tenistin amerikan, Tennys Sandgren, për të arritur në gjysmëfinale për herë të 15-të në karrierë.

Zvicerani ishte buzë eliminimit në setin e katërt, kur humbi dy shërbime në “tie-break-un” e setit të katërt, por më pas i fitoi dy sosh, për ta barazuar rezultatin 2-2 në sete, e kështu për ta filluar përmbysjen e jashtëzakonshme. /Insporti.com/

Për herë të 15-të, Federeri arrin në gjysmëfinale të Australian Openit

 

 

-->