Djokovic paralajmëron Federerin para finales së madhe në Londër

Tenis 14 Korrik 2019 09:18

Turneu prestigjioz “Wimbeldon” sot do të përfundojë me finalen e meshkujve, shkruan Insporti.com.

Me fillim të orës 15:00 në fushën kryesore do të përballen Roger Federer dhe Novak Djokovic.

Federer në finale erdhi pasi dhuroi shou ndaj rivalit të tij të vjetër, Rafael Nadal duke e mposhtur në sete 3:1. Ndërsa, tenisti serb në gjysmëfinale mposhti spanjollin Bautista Agut.

Kjo përballje pa dyshim që ka tërhequr shumë vëmendje pasi Federer në moshën 38 vjeçare është duke dhuruar spektakël në fushat e gjelbërta.

Tenisti serb Djokovic është numër një në botë, ndërsa zvicerani Federer është numër tre në botë.

Djokovic e ka paralajmëruar legjendën Federer duke deklaruar para finales së e ka mposhtur dy herë këtu në Londër dhe se nuk i frikësohet.

“Me Roger kam luajtur dy herë këtu dhe e kam mposhtur po dy herë. Në dy finale rradhazi e kam mposhtur (2014, 2015). E di, që do ta kem publikun kundër, pasi këtu e adhurojnë Federerin, por jam mësuar me këtë fakt”, tha Djokovic, transmeton Insporti.com.

Tutje, ai shtoi se Federer është i jashtëzakonshëm në fushat me bari dhe se e ka të vështirë me të ashtu siç e ka edhe Nadal.

“Fushat me bari janë të përshtatshme për Roger. Këtu ai jep maksimumin, për tenistët si unë dhe Nadal, që duam pak kohë në dispozicion është një disavantazh në këto fusha, pasi ai është shumë i shpejtë dhe na vë në presion”, përfundoi numri një i botës.

-->