Djokovic sulmohet ashpër nga serbët

Tenis 07 Korrik 2019 09:03

Në Serbi kanë nisur sulmet ndaj tenistit të tyre Novak Djokovic, pasi ky i fundit mori në ekipin e tij trajnerin, Goran Ivanisevic.

Asgjë e jashtëzakonshme në dukje, por Iavanisevic është kroat dhe kaq mjaftuar për të nisur kritikat ndaj Nole. Ky i fundit ka rekrutuar ish-tenistin e famshëm para turneut të Wimbledon. Ivanisevic njihet si një mjeshtër i fushës me bar dhe Djokovic e ka menduar si njeriun e duhur për ta ndihmuar.

Një lëvizje e tillë ka sjellë acarimin e serbëve, pasi dihen problemet e thella ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Tifozët i kanë kujtuar Djokovicit luftërat e shumta ndërmjet dy vendeve dhe viktimat që kanë shkaktuar këto përplasje.

Numri një i botës nuk ka ndryshuar qëndrim thjesht ka dhënë një deklaratë ku mundohet të qetësojë serbët. “Goran vjen nga Kroacia, unë nga Serbia dhe të dy vijmë nga një vend që quhej Jugosllavi. Kur isha i vogël dhe nisa të ndjek tenis në TV, të gjithë bënim tifo për të. Për mua është një ëndërr që realizohet duke pasur mundësinë të punoj me të”, është shprehur Djokovoic.