Djokovic triumfon në Australian Open

Tenis 27 Janar 2019 12:02

Novak Djokovic ka mposhtur në finale të Australian Open, tenistin nga Spanja, Rafael Nadal.

Tenisti nga Serbia fitoi titullin e 15-të “Grand Slam”, duke dominuar kundërshtarin 6-3, 6-2, 6-3 në sete.

Të dy lojtarët u përballën me nxehtësinë e madhe, derisa temperaturat arritën deri në 28C në Melburn.

Ky është titulli i tretë rresht “Grand Slam” për Djokovic, ndërsa i 15-ti në total.

Sa i përket titujve vetëm në Australian Open, ai ka bërë historinë duke triumfuar për herë të shtatë në këtë kompeticion. /Insporti.com/