Djokovic turpërohet, Federer dhe Nadal kalojnë në çerekfinale

Tenis 13 Mars 2019 11:08

Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic është eliminuar në raundin e tretë të turneut Masters të Indian Wells.

Befasinë e këtij turneu e shkaktoi tenisti gjerman Philipp Kohlshcreibber, i cili fitoi 2-0 në sete (6-4, 6-4), transmeton Insporti.com.

Kjo është një nga ndeshjet më të dobëta të tenistit serb, i cili aktualisht është numri një në ranglistën botërore të tenisit.

Por, fatin e njëjtë nuk e kishin dhe dy legjenda Roger Federer e Rafael Nadal, të cilët u kualifikuan për në çerekfinale.

Federer, eliminoi patriotin e tij Stanislas Ëaërinka, duke fituar 2-0 (6-3, 6-4). Një derbi zviceran dominuar nga Federer, ndjeshëm më superior se Ëaërinka në fushë.

Ndërsa, spanjolli Nadal fitoi po ashtu 2-0 në sete (6-3, 6-1) që për kundërshtar kishte argjentinasin Diego Schëartzman.

Një ndeshje e dominuar nga tenisti spanjoll, që bashkë me Federer janë dy pretendentët për fitimin e këtij turneu. /Insporti.com/