Djokovici e mposht Tsitsipasin – e fiton titullin e Madrid Open

Tenis 12 Maj 2019 21:14

Novak Djokovic e ka mposhtur Stefanos Tsitsipasin për ta fituar titullin e tretë të Madrid Open.

Tenisti serb e mundi grekun 6-3, 6-4 në sete duke e barazuar Rafael Nadalin për më së shumti trofe të Masters 1000, me 33, përcjell Insporti

Ky ishte titulli i dytë i sezonit për numrin një të botës, pas triumfit të tij në Australian Open.

Në Madrid, Djokovici për herë të fundit kishte triumfuar në vitin 2016.

Djokovoci e Nadali tani kanë pesë tituj më shumë të Masters 1000 se sa Roger Federeri, i treti në listën e më të mirëve.

Në ndeshjen ndaj 20-vjeçarit Tsitsipas, që e mposhti Nadalin në gjysmëfinale, Djokovic ishte në kontroll të meçit nga fillimi deri në fund, duke fituar me lehtësi në fushën e Magic Box. /Insporti.com/