Djokovicin e lëshojnë nervat pasi humbi shansin për të fituar medalje, moti nuk e keni parë në këtë gjendje

Tenis 31 Korrik 2021 11:46

S’ka medalje për Novak Djokovic në tenis në Lojërat Olimpike.

Pablo Carreno Busta e ka shokuar Novak Djokovicin në Lojërat Olimpike.

Ai ka arritur ta mposhtë numrin një në botë për ta fituar medaljen e bronztë.

Djokovic ishte nisur për Tokoi me synimin që të fitojë të Artën, por pasi dështoi dje në gjysmëfinale, e sot nuk arriti të fitojë as të bronztën.

Pablo e mposhti Djokovicin 2-1 (6-4, 6-7, 6-3).

Ai u pa tepër i nervozuar gjatë gjithë ndeshjes, thjesht nuk arrinte ende ta përbijë atë mundësi që humbi të premten për medalje, ani pse sot llogaritet si tenisti numër një në botë.

Në një moment, ai edhe e ka thyer edhe reketin e tij.

Sido që të jetë, zhgënjimin e madh në Lojërat Olimpike Djokovic do të mundohet të mbulojë me medaljen e bronzte në dyshe të përzier. 

-->