Do ta përkrah apo jo Suedinë në ndeshjen e sotme Ibrahimovic (Foto)

Futboll 03 Korrik 2018 10:48

Vetëm edhe dy ndeshje kanë ngelur në 1/8-ën e finales në Botërorin “Rusia 2018”, për të përcaktuar edhe çiftin e fundit të ndeshjeve çerekfinale.

Ish-kapiteni i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, polemizoi mjaft me përzgjedhësin e kombëtares skandinave, pasi Ibra kishte shprehur dëshirën të kthehej nga pensionimi me përfaqësuesen dhe të ishte pjesë e Kupës së Botës në Rusi, të cilën gjë e mohoi selektori Janne Andersson.

Me gjithë mungesën e golashënuesit më të mirë në histori të kombëtares së Suedisë, skuadra skandinave ka treguar paraqitje mjaft të mira, fillimisht duke e siguruar avancimin nga faza e grupeve në 1/8-ën e finales, ku e pret një përballje jo e lehtë me Anglezët sonte.

Ibrahimovic në faqen e tij në Instagram, ka postuar një fotografi të flamurit suedez, duke shfaqur përkrahjen e tij edhe me fjalët “Jemi gati. Pa presion. Shkojmë përpara”. /Insporti.com

-->