Do të kujtohem si dështak nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve

Futboll 02 Shkurt 2020 11:38

Pep Guardiola, trajneri spanjoll i Manchester City-t, ka deklaruar se periudha e tij si trajneri i “Qytetarëve”, do të konsiderohet si dështim nëse ai nuk arrin ta fitoj Ligën e Kampionëve.

Manchester City i Guardioles ka fituar çdo trofe përveç titullit të Ligës së Kampionëve.

Në prag të sfidës ndaj Tottenham Hotspurs, ai është deklaruar rreth këtij trofeu që i mungon si trajner që nga koha kur ishte me Barcelonën.

“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve’”, tha Guardiola.

‘’Për këtë arsye unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, shtoi ai.

City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit.

-->